Një incident është shënuar ditën e sotme, një person ka thyer xhamin e katit të parë në hyrje të Prokurorisë së Tiranës.
Ai është paraqitur në Prokurori për të kërkuar informacion për një çështje për të cilën ishte kallëzuar.
Pas incidentit, ai është shoqëruar nga policia në Komisariatin nr. 3.