Aktualitet

Thyhen me gurë xhamat e Qendrës Shëndetësore në Elbasan – Balla e quan sulm politik (FOTO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:42 - 21/11/20 |
mapo.al

E rikonstruktuar vetëm dy muaj më parë, konform të gjitha standardeve, Qendra Shëndetësore në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan është sulmuar këtë të shtunë.


Persona të paidentifikuar kanë goditur me gurë dritaret e kësaj qendre duke thyer xhamat.


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e konsideroi një akt të paprecedent dhunimin e kësaj qendre shëndetësore ndërsa tha se vetëm thirrjet dashakeqe politike ndaj bluzave të bardha mund ta nxisin një akt të tillë.




“Mjaftojnë thirrjet e 2-3 politikanëve, personifikim i së keqes që të motivojnë njerëz të papërgjegjshëm, të cilët marrin guximin dhe godasin me gurë qendrën shëndetësore e cila u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të kësaj zone. Janë më shumë se 7 mijë banorë që marrin shërbim këtu. E rikonstruktuar tërësisht sipas të gjitha standardeve, vetëm dy muaj më parë, persona të papërgjegjshëm marrin guximin të godasin këtë godinë e cila është në shërbim të të gjithëve pa dallim partie. 


Nuk e di ku e gjejnë guximin të godasin mbi institucionet e shëndetit publik. Prandaj, i bëj thirrje Lulzim Bashës, Ilir Metës, Sali Berishës, Monika Kryemadhit të heqin dorë nga balta kundër bluzave të bardha në këto ditë të vështira. Janë mjekët, infermierët, i gjithë stafi spitalor që po bëjnë një punë të shkëlqyer në përballje me këtë armik i cili po godet të gjithë botën. Thirrjet, që motivojnë personat e papërgjegjshëm, me histori morgjesh dhe fshehje të numrit të të vdekurve, duhet të ndalen.

Ne jemi Shqipëri dhe Shqipëria ka zakone të përcjelles dhe nderimit të të vdekurve dhe sipas zakonit në Shqipëri nuk mund të fshihen të vdekurit, por jemi të gjithë bashkë për t’i nderuar dhe për të ngushëlluar familjet. Por, akte si ky që ka ndodhur në Elbasan, ku motivimi i poshtër dhe i pisët politik, çon në goditjen e qendrave shëndetësore është i papranueshëm“, deklaroi Balla.

Lexo edhe :  Dëshmitari që Taulant Balla i beson më shumë se Bashës/ Bellanica: Flas me të vdekurit, pi duhan me ta

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë së shtetit, e cila ka vënë në pranga dhunuesin e kësaj qendre shëndetësore.


Etiketa: , , ,

Pas