fbpx

Kryesore

Tiede: Çfarë rastësie, Rama tha se do më padisë pikërisht kur…





               Publikuar në : 13:44 - 18/06/19 |
mapo.al

Gazetari gjerman, Peter Tiede, që publikoi një ditë më parë të tjera përgjime në gazetën BILD, që sipas tij provojnë manipulimin e zgjedhjeve nga qeveria shqiptare, reagoi sërish sot.


Tiede reagoi pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se so e padisë.



“Ekzistojnë koencidencat. Kryeministri i Shqipërisë njoftoi një padi kundër meje- ditën kur një delegacion, që kujdeset për lirinë e shtypit, mbërriti në Tiranë”.


Tiede i referohet delegacionit nga Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias.

Ata kujdesen për ruajtjen dhe lirinë e medias në Europë. Lajmin për padinë që mund të ngrihet ndaj gazetarit gjerman e kanë publikuar në faqen e tyre.

Por Tiranën do e vizitojnë edhe të paktën shtatë organizatat më të mëdha për mbrojtjen e lirisë së medias në botë, mes tyre edhe Reporterët pa Kufij apo Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Klima aktuale e medias në Shqipëri është rënduar ndjeshëm, çka ka sjellë këtë zbarkim të organizatave kryesore në botë në Tiranë.

LEXO EDHE:

SHKRIMI I PLOTE: Përgjimet dëshmojnë se qeveria manipuloi zgjedhjet


Etiketa: , , , , ,

Pas