Bota

Tiede tani shkruan për shëndetin e Merkel: E dëgjon himnin ulur






               Publikuar në : 18:22 - 11/07/19 |
mapo.al

Shëndeti i kancelares gjermane, Angela Merkel, po dominon lajmet jo vetëm në Gjermani, por në mbarë botën. Edhe në Shqipëri, lajmet për shëndetin e saj janë pritur me interes.


Këtë herë, gazetari i njohur për shqiptarët, Peter Tiede, është një nga autorët e lajmit kryesor të gazetës BILD për shëndetin e kancelares 64-vjeçare.

Në shkrim thuhet se kancelarja ka vendosur që të ndryshojë protokollin me dëshirën e saj për pritjen e delegacioneve të nivelit të lartë.

Himni tani e tutje do të dëgjohet me kancelaren dhe të ftuarin e saj të ulur në karrige. Tre herë radhazi, kancelarja pati dridhje të forta gjatë pritjeve zyrtare, kur luheshin himnet.

“Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Pasi u drodh për herë të tretë në pak më shumë se tre javë, dhe pas shqetësimeve gjithnjë e më të mëdha për shëndetin e saj, kancelarja ka nxjerrë disa përfundime.

Në pritjen për kryeministren e re daneze, Mette Frederiksen, 41 vjeç, kancelarja dhe e ftuara e saj i dëgjuan himnet të ulura. Sipas informacioneve të BILD, ndryshimi i protokollit u bë me kërkesë të kancelares”, shkruan gazeta.

Vetë kancelarja, që është në prag të ditëlindjes së 65-të, ka bërë shaka me median duke thënë se është mirë. “Ja pra që njeriu vjen duke u plakur,” tha ajo.

Një zëdhënës i qeverisë thotë se bëhet fjalë për një problem psikologjik.

“Kancelarja kishte menduar shumë për të shmangur një rast tjetër të dridhjes, por ajo që ndodhi ishte pikërisht kjo- tamam një proces psiko-përpunimi,” shkruan BILD.


Etiketa: , , , ,

Pas