fbpx

Sport

Tifozët ofendojnë Neymarin edhe pse ai nuk ishte në fushë (FOTO)





               Publikuar në : 11:45 - 12/08/19 |
mapo.al

Në fitoren e mbrëmshme të Paris Saint Germain kundër Nimes, Neymar nuk ishte pjesë e skuadrës për shkak të një dëmtimi. Por braziliani nuk qëndroi larg vëmendjes së tifozëve të cilët ishin shumë të revoltuar.


Që kur iu bashkua skuadrës pariziene dy vite më parë është përfolur me një largim të tij. Sipas gazetës ‘Goal’ blaugranasit kanë një ofertë prej 50 milionë eurosh + Philipe Coutinhon + Nelson Semedo për të mbuluar vlerën prej 222 milionë të Neymar.



Së fundmi 27-vjeçari nuk është paraqitur as në stërvitje për shkak të dëmtimit gjë që ka acaruar dhe tifozët.


Ata kishin shpalosur banera me mbishkrimin “Neymar largohu”. Gjithashtu ata thërrisnin në kor “Neymar bir k…e”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas