Wanda Nara konfirmon se Mauro Icardi nuk do të largohet nga Interi.
Bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e kapitenit zikaltër, përmes një statusi në Twitter ka bërë që të reagojë një tifoz i Interit.
“Nëse Icardi do të largohet, unë do vras veten. Do më kesh në ndërgjegje”, shkruan tifozi i Interit në statusin e Wandas.
Por, kjo e fundit i përgjigjet: “Qetësohu. Do qëndrojë!”.
Një konfirmim publik nga Wanda, që zbulon se Icardi do të qëndrojë sezonin e ardhshëm tek Interi.