Alicia Torres beson se është bërë tipi ëndërrimtar që është sot falë së ëmës. Në fëmijëri e konsideronin si “çun harram”, pasi shoqërohej shpesh me djem kur dilte nga shtëpia e luante, por siç shprehet dinte të bënte zgjedhjet e duhura, duke qenë e bindur për çka bënte.
Në moshën 18-vjeçare u largua nga Spanja për të ndjekur ëndrrat e saj e për të jetuar jetën e saj, përmes provimit të eksperiencave të huaja e të ndryshme nga ato spanjolle. Vetëm gjatë 5 viteve të para larg shtëpisë ajo jetoi e vetme në Londër, Nju Jork, Los Angeles, Miami, Bruksel, Paris dhe Milano.
Di të flasë në 4 gjuhë të huaja e vazhdoi studimet për marketing, komunikim, dizajn grafik dhe fotografi.
Fati deshi që ajo të bëhej një agjente modelingu. Në moshën 24-vjeçare, motra më e madhe la Nju Jorkun për t’u zhvendosur në Barcelonë, ku jetonte edhe ajo, pasi nënshkroi një marrëveshje “software”-sh me një nga klientët e saj, që kishte një agjenci modelingu. Sot ajo është fotografe. Nuk bën tifo për Realin e as Barcelonën, por për Milanin, ndërsa nga fotot që publikon në rrjetet sociale duket se “di të rehatohet shumë mirë e këndshëm” nëpër pishina.