Aktualitet

Tigri shëtit në rrugët e qytetit meksikan, tre persona e ndjekin për ta kapur (VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:55 - 21/05/20 |
mapo.al

Zyra e Meksikës për Mbrojtjen e Mjedisit ka kapur dy tigra Bengalë nga një shtëpi në shtetin Jalisco.


Kafshët u zbuluan pasi u shpërnda një video në mediat sociale të njërit prej tigërve që shëtiste në rrugët e qytetit të Tlaquepaque, me një burrë që po përpiqej ta kapte me litar me metodën lasso.


Kur u mor në pyetje nga zyrtarët, pronari mundi të sigurojë prova se kafshët ishin legalisht në Meksikë.


Por ai nuk arriti të tregojë se po zbatonte rregullat e sigurisë.


Vendasit u befasuan kur panë një numër burrash që po ndiqnin tigrin nëpër rrugë dhe postuan videon në mediat sociale.

Tigrat – një mashkull dhe një femër – janë të moshës 10 muaj njëri dhe 2 vjet e 9 muaj tjetra dhe rezulton se janë në gjendje të mirë shëndetësore, pa shenja të keqtrajtimit.

Zyrtarët thanë që ata do t’i ktheheshin pronarit të tyre nëse ai mund të tregojë se mund të sigurojë masa të përshtatshme sigurie për të mbrojtur publikun e gjerë.

Kjo nuk është hera e parë kur raportet paraqesin tigra të Bengalit që ecin në rrugët e Meksikës.

Në vitin 2017, një burrë kalifornian tha se bleu një këlysh për 300 dollarë nga dikush që po shëtiste një tigër të rritur në Tijuana.

Ai u arrestua pasi u përpoq të kontrabandonte këlyshin përtej kufirit amerikan./ BBC


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas