Aktualitet

Tigri siberian vret një grua në Zyrih








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:50 - 05/07/20 |
mapo.al

Një tigër siberian ka sulmuar dhe vrarë një punonjëse të kopshtit zoologjik në Zyrih, para vizitorëve dhe punonjësve të tjerë.


Stafi i kopshtit zoologjik nxitoi të ndihmonte kolegen dhe arriti të nxirrte tigrin nga kafazi, por ishte shumë vonë, pasi 55-vjeçarja ndërroi jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20 të së shtunës.


Autoritetet kanë nisur një hetim se pse viktima ishte në kafazin e tigrit, ku edhe u sulmua. “Për fat të keq ndihma mbërriti shumë vonë për 55-vjeçaren”, tha zëdhënësi i policisë së Zyrihut.



Edhe pse sulme të tilla janë shumë të rralla, ky nuk është rasti i parë në Zyrih. Në dhjetor të vitit të kaluar, një krokodil sulmoi një punonjës të kopshtit zoologjik, duke e kafshuar atë në dorë.




Etiketa:

Pas