Aktualitet

Tina Turner shet muzikë prej 60 vitesh














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:10 - 07/10/21 |
mapo.al

Tina Turner i bashkohet listës së artistëve që kanë shitur të drejtat për prodhimin e tyre artistik.






Këngëtarja amerikane, e natyralizuar zvicerane, ia ka shitur katalogun e saj muzikor kompanisë gjermane të regjistrimit BMG.


Janë rreth 60 vjet karrierë. Kushtet ekonomike të marrëveshjes nuk u zbuluan, por sipas revistës tregtare Music Business Worldwide, bëhet fjalë për 50 milionë dollarë.







Tina Turner, 81 vjeç, e cila do të futet në Hall of Fame të Rock’n’ Roll për herë të dytë në fund të tetorit, ka qenë artistja e parë me ngjyrë që doli në kopertinën e revistës Rolling Stone.




Ndër krijimet e saj solo janë dhjetë albume në studio, dy live, dy kolona zanore dhe pesë përmbledhje. Sipas BMG, ajo ka shitur mbi 100 milionë regjistrime.



19


Etiketa: ,

Pas