fbpx

Sport

Tirana barazim me Renovën, Mema luan të gjitha “kartat”





               Publikuar në : 21:29 - 20/07/19 |
mapo.alm

Tirana zhvilloi  sot, ndeshjen e parë miqësore gjatë përgatitjeve që po zhvillon në Ohër për sezonin e ri. Përballë, bardheblutë kishin ekipin maqedonas të Renovës, ndërsa ndeshja përfundoi në shifrat e barabarta 2-2.


Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit, me golin e shënuar në minutën e 22-të nga Ilirid Ademi, ndërkohë që në të 36-tën, ishte Gentian Muça ai që barazoi shifrat, duke goditur saktë një 11-metërsh.



Ekipit të Memës, i erdhi në ndihmë një autogol nga Renova, pas një krosimi nga ana e Hoxhallarit teksa kaloi në avantazh në minutën e 72-të të sfidës, ndërsa vetëm 3 minuta më pas, ishte Fisnik Zuka ai që barazoi sërish, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fundin e takimit.


Tekniku Mema u ka dhënë mundësi të gjithë futbollistëve që ka në dispozicion të luajnë të paktën një pjesë loje. Trajneri në të dyja pjesët, ka luajtur me formacione të ndryshme./P.sport/


Etiketa: , , , , , ,

Pas