Tirana ka marrë një tore me mjaft vlera dhe peshë në minutën e 96-të të ndeshjes ndaj Bylis, pas një goditje dënimi që më pas u kthye në rrjetë nga Ngoo, i cili me kokë depozitoi në portën ballshiote, por gjithçka u mbyll me protesta nga ekipi mik,
pasi sulmuesi ishte në pozicion të dyshimtë në momentin e pasimit nga shoku ekipit.
Tirana ngjitet në vend të dytë në renditje, ndërsa Bylis nuk shfrytëzon dot gjysmëhapin fals të Kukësit. Ndeshje me emocione dhe e fortë në “Selman Stermasi”.
Cale shënoi për vendasit, ndërsa Bylis barazoi me Hidin me penallti. Mëllugja doli me të kuq dhe në minutën e 96-të të ndeshjes, një goditje dënimi me topin e ndalur në tranversë, u kthye në asist për sulmuesin që gjeti rrjetën e Tiranës në rrëmujë.