Në të dhënat më të fundit nga KQZ vetëm pak minuta para mbylljes së procesit të votimit pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje ka shkuar në 45.48 %. Tirana dhe Dibra janë dy qarqet me pjesëmarrjen më të lartë në votime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat dhe bëhet me dije se këto të dhëna janë në bazë të atyre që janë raportuar nga 1879 qendra votimi nga 5199 që janë në të gjithë vendin.
Ndërkohë, Tirana është qarku i parë që ka dhe shifrën më të lartë të qytetarëve të dalë në zgjedhje deri më tani, duke u ndjekur nga Dibra. Ndërkohë qarqet që kanë numrin më të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje vijojnë të jenë Shkodra, Vlora dhe Gjirokastra.
Ndërkohë në të gjithë vendin përveç disa incidenteve të shënuara në Berat, Elbasan, Tropojë dhe në Korçë, në përgjithësi procesi ka qenë i qetë dhe pa probleme.