Dy ditë më parë Tirana shënonte 0 raste me koronavirus, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Por duket se kjo shifër ka ardhur për shkak se nuk janë bërë testet e dehura, pasi dy ditë më vonë plot 20 persona rezultuan pozitivë vetëm në kryeqytet.
Një i burgosur te “313”, duket se ka infektuar dhjetra të dënuar të tjerë, por edhe gardianë. Bëhet fjalë për një vatër të re, e cila u shpërnda brenda burgut dhe jashtë tij nga gardianët.
Edhe Kruja vijon të sjellë raste të reja me koronavirus, ku 7 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Në Krujë janë 2 raste të reja dhe 5 raste kontakti. Në të dyja vatrat po gjurmohen kontaktet e personave të prekur, ku brenda burgut situata duket më e lehtë, por frika janë takimet që mund të kenë patur gardianët jashtë tij.
Edhe në Shkodër janë dy raste të reja, por të dy kontakte të personave të prekur më parë.
Ndërkohë 29 persona janë shëruar brenda 1 dite, por kaq është edhe numri i të prekurve të rinj.
Numri i të shtruarve në spital është ulur dhe sot janë vetëm 34 persona që po marrin shërbim, ku 8 prej tyre janë në terapi intesive.
“Pavarsisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.
Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave, në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale“, – tha Rovena Daja, specialiste e ISHP-së.
Lexo edhe:
29 raste të reja me koronavirus, burgu ‘313’ kthehet në vatrën më të rrezikshme