fbpx

Aktualitet

Tirana dhe Vllaznia japin gjithçka, në fund ndajnë pikët





               Publikuar në : 20:03 - 08/11/19 |
mapo.al

Klasikja e futbollit shqiptar prodhon gjithçka, por jo fitues. Tirana dhe Vllaznia kanë barazuan me shifrat 0-0 në takimin e vlefshëm për javën e 12-të të Kategorisë Superiore.


Në një stadium të boshatisur, për shkak të vendimit të Komisionit të Disiplinës, rastet nuk munguan, por asnjëra prej skuadrave tashmë 100 vjeçare nuk arritën që të çanin mbrojtjen.



Pas kësaj pike, Tirana ngjitet në vendin e tretë me 19 pikë dhe shpërdoron një tjetër mundësi për të marrë kreun e tabelës.


Ndërkohë, Vllaznia vijon të qëndrojë në zonat e ulëta të klasifikimit, ku numëron 16 pikë në vendin e 7-të, dy pikë më shumë se zona play-out që mbahet nga Skënderbeu.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas