Aktualitet

Tirana fiton ndaj Vllaznisë, Partizani merr 3 pikët në Vlorë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:03 - 19/06/20 |
mapo.al

Tirana është aty dhe rrugën drejt titullit kampion nuk e ndalon dot ajo humbje ndaj Teutës, pasi bardheblutë ditën e sotme e kanë ritreguar forcën e tyre, të cilën dikush mund të mendonte se e kishin humbur. Djemtë e Egbo kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e pastër 3-0 ndaj shkodranëve. Ndeshja ka nisur me vendasit në sulm dhe Vllazninë të mbyllur në 40 metrat e fundit të fushës së saj.



Shkodranët janë treguar të pathyeshëm përderisa ishin në pozicionet e tyre, por do të ishte një goditje këndi në favor të tyre, që do i krijonte mundësinë lojtarëve të Tiranës të befasonin dhe në minutën e 30 argjentinasi Torasa gjen golin e parë të ndeshjes. Vetëm gjashtë minuta më pas një gabim i linjës së mbrojtjes në vendosje ndihmon Ngo të marrë epërsi të ndjeshme dhe të dalë përballë me Efremov.

Lexo edhe :  Ekipet luftuan fort - Partizani fiton derbin me golin e Çinarit (VIDEO)

Anglezi nuk gabon dhe dërgon topin në trekëndësh, duke dyfishuar shifrat për skuadrën e tij. Fundi i pjesës së parë krijoi një fijë shprese për Vllazninë, pasi Hoxhallari mori kartonin e dytë të verdhë dhe u detyrua të linte shokët e tij me një lojtar më pak. Pjesa e dytë nisi me një këmbëngulje të Vllaznisë, por Tirana dalëngadalë e ngriti lojën dhe bëri të mos ndihej mungesa e një lojtari.




Diferencat në aspektin fizik dhe teknik në këtë ndeshje i vë edhe një herë në dukje Elton Kale. Braziliani shënon një gol shumë të bukur pas një spondi të Ngo dhe fikson rezultatin në 3-0. Bardheblutë presin të qetë ndeshjen e Kukësit nesër, që luan një transfertë të vështirë në Laç.



Ndërkohë Partizani ka fituar në Vlorë me Flamurtarin, me rezultatin 2 me1


1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas