Sport

Tirana fiton përsëri në fund, Kobinah i jep kreun në Shkodër








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:14 - 07/02/20 |
mapo.al

Tirana nuk ndalet! Skuadra bardheblu ka shënuar sonte fitoren e shtatë radhazi në kampionat (8 nëse merret edhe Kupa e Shqipërisë)… Një ecuri fantastike e djemve të Egbo, që mori vendin e Memës dhe deri tani njeh vetëm fitore.


Nuk ishte aspak e lehtë në Shkodër, përballë Vllaznisë, por ka mjaftuar edhe një gafë e portierit shkodran Alen Sherri për t’i dhuruar 3 pikët ekipit të kryeqytetit, që tashmë merr kreun e renditjes në pritje të ndeshjes Kukësi-Laçi (“Elbasan Arena”).


Ndeshje me ritëm në “Loro Boriçi”, ku në pjesën e parë miqtë ishin më kërkues, ndërsa në 45′ e dyta u ndez Vllaznia e Jonuz, që iu afrua golit disa herë, me sulmuesin Junior si dhe Zogaj.


Në fund, një goditje e Cobbinah befasoi portierin Sherri, që e kishte qendrore, ndërsa edhe mbrojtja shkodrane u vendos shumë keq. Tirana merr 3 pikët dhe tani sfida e radhës ndaj Skënderbeut do të luhet në “Air Albania Stadium”.



 


Etiketa: ,

Pas