Thursday, June 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Tirana hesht, Idrizi reagon ndaj Pavlopulos: Shekulli i shqiptarëve

by mapo.al
07/03/2019
in Kryesore, Politika
2

U bënë disa raste radhaz që Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, sulmon çështjen çame, duke theksuar se perspektiva europiane e Shqipërisë pengohet nga pretendimet e çamëve. “Asgjë e re nga fronti i jugut; në Tiranë, asnjë reagim, asnjë protestë zyrtare, si gjithmonë. Kompleksi i inferioritetit i diplomacisë sonë vijon njësoj pavarësisht se në krye të MPJ është vendosur dikush “1 mijë herë më i ditur se presidenti i Republikës”, i cili është “më i përgatitur se të gjithë paraardhësit e tij”, “kryediplomati më i merituar i Shqipërisë”, mosdekretimi i të cilit ishte “një gabim historik”!” shkruan gazetari Bledian Koka. Kurse kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi i drejtohet Presidentit grek, duke thënë se “ky është shekulli i shqiptarëve”

Reagimi i Idrizit



Me shumë keqardhje po aspak i befasuar, ndoqa dhe sot deklatarën e pa vend dhe arrogante të këtij plaku të rrjedhur, Presidentit të Greqisë që vjen vërdallë dhe në mënyrë të përsëritur kërcënon Shqipërinë me integrimin Europian nëpërmjet Çështjes Çame.

Ky plak i rrjedhur që sillet vërdallë në mënyrë të përsëritur fyen kujtimin e mijëra Shqiptarëve të Çamërisë të masakruar në shtepitë e tyre, por dhe mijëra të tjerëve që u shpërgulën me dhunë nga Bandat e Napolon Zervës.

Ky plak i rrjedhur që na paraqitet si përfaqësuesi më i madh i qarqeve shoviniste Greke dhe Agimit të Artë që i ka në Parlamentin e Greqisë, por dhe i atyre që masakruan Partizanët Grek deri në Malin e Gramozit.

Shekulli i kaluar i goditi Shqiptarët me padrejtësitë historike të coptimit të trojeve Shqiptare në vitin e mbrapshtë 1913, që Ju paturpësisht festonit para disa ditëve nga Konica, tokë Shqiptare, e mendoni të përmbysni dhe historinë.

Te jesh i sigurt ti o plak i rrjedhur se ky është shekulli i Shqiptarëve.

Është vetëm çështje kohe të pranoni dhe Çështjen Çame, që sot po e përdor jo si plak i urtë me thinja në fushatë elektorale të Greqisë, siç pranuat pas 20 vjetësh me Marrëveshjen e Ohrit emrin e Maqedonisë së Veriut.

Por më e rëndë është heshtja që flet e autoriteteve shqiptare, Ministrit të Jashtëm, Kryeministrit, e Presidentit të Shqipërisë që nuk i japin përgjigje këtij Presidenti Shovinist që kërcënon Shqiperinë për Çështjen Çame, detyrim që u rrjedh nga Kushtetuta, Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë, e reciprociteti dhe dinjiteti Kombëtar.

Z.Pavlopulos, në Shqiptarët e Çamërisë ju vërtetojmë që grekët ishin bashkëpuntorë të gjermanëve nga Rallis, Micotaqi, Mërimaraqis, Karamanlis etj. Po Ju Grekë me gjithë Greqinë, mund të na vërtetoni që Çamet ishin bashkëpuntorë? Tërë këto 74 vite keni ngritur akuza politike dhe asnjëherë nuk keni ofruar argumente Historike.

Tags: ceshtja camegrekPresidentipretendimetReagimShpëtim Idrizi

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Lubonja: Ose të na arrestojnë ne në studio, ose ata të qeverisë…

TPZ/ Rama në Itali, Lubonja:Propagandë shqiptare,Vespa bëri skandal

Comments 2

  1. Sali Bollati-SHQIPTAR ÇAM says:
    4 years ago

    Përgjigje Pavlopusit me shoket e tij-antinjerezor genjeshtar.

    Si një ndër mbijetuesit e masakrave të shovinistave grekë; megjithëse sot
    mbi 80 vjeçar; nuk mund të harroj tmerret e masakrave, mbajtjes në burg ose
    më saktë ne Kampin e Përqëndrimit dhe shpërnguljen me dhunë nga 27 Qershori
    deri më Dhjetor 1944.

    Ishim ne Shqiptarët Autoktone që jetonim prej mijëra vjetësh në shtëpijat
    dhe tokat tona.
    Ishim ne SHQIPTARET e ÇAMËRISË që simbas Naimit të Madh flisnim
    “Me këto milera fjalë e me Gluhë Perëndie GLUHËN e EMBËL TË
    PERËNDISË-SHQIPEN!!
    Ndërsa Theofan Noli shkruan:
    NË do BESË e BUJARI, ÇAP NË ÇAMËRI!!

    Pra sapo kisha mbushur 7 vjeç, Zervistat, bashkëpuntorë te Nazi stave
    gjermane, duke filluar me 27 Qershor e deri ne Dhjetor 1944 filluan
    Genocidin mbi Shqiptarët Etnike,duke masakruar e vrare mbi 600 njeres te
    pafajshem ne Paramithi ose mbi 2700 ne gjithe Çamerine dhe shperngulur me
    dhume mbi 30.000 per ne Shqiperi.

    Midis tyre më masakruan e më vranë Gjyshin Muharem 82 vjeçar,mbasi e kishin
    tërhequr zvarrë në shkallët e gurta,në fund të oborrit të shtëpise. Babain
    Ibrahim 52 vjeçar e rrëmbyen zbathur dhe e masakruan dhe e vranë tek
    shkolla, Nanen Betulla 36 vjeçare mbasi e rrëmbyen nga krahët tona, e
    masakruan dhe e vranë mbrenda Xhamisë se Bollatatëve, Vëllain, Ferhatin 13
    vjeçar e pushkatuan rrugës ku po shkone tek Halla Shazije.Ndërsa në burgun
    ose më qartë në Kampin e Përqëndrimit,po në Paramithi, vdiqën nga sëmundjet
    dhe uria Gjyshja Ruhije 72 vjeçare dhe motra e vogel Makbule 2 vjeçe.
    ndërsa vëllai 5 vjeç Faruku vdiq, duke hecur në Dhjetorin e ftohtë nga uria
    kur sapo arritëm në Dukat të Vlores.

    Poeti atdhetar Gjergj Komnino , ja si përshkruan më 1945, Genocidin ose më
    mirë Holokaustin që kryen shovinistat grekë ndaj Shqiptarëve në Paramithi e
    në gjithë Çamërinë, te publikuar në “Zëri I Çamërisë “ 22 gusht
    1945.Shkruar për masakrat çnjerëzore të kryera nga bandat greke të
    gjeneralit famëkeq Zerva mbi popullësinë e pa fajshme të Paramithisë më
    27,28 e 29 Qershor 1944.

    PARAMITHI, PARAMITHI!

    Paramithi, Paramithi
    O pellg me gjak,
    O vënd fatzi,
    Aty ku hyn Zervonazisti grek,
    Ku hapen varre me hendek,
    Ku çdo hendek është një varr,
    Për çdo Çam për çdo Shqiptar,
    Ku një zervist, nazist-gjerman,
    Një katil, një shpirt katran
    Po bën batërdi,
    Jo s’është grek
    As palikar
    Për trimëri,
    Po një kusar
    Një mercenar
    Një faqezi.

    Është turp I tokës ku u le,
    Një I pabesë, një I pafe,
    O dorë mizore me çfarë mënxyre
    Lakmitë gjaksore t’u ngosën?

    Ku janë kufomat të bëra vandak
    Të shtrira përdhe pa faj pa gjak,
    Ku vallë u groposën?
    Paramithi, qivur I mjerë
    Ku janë gjashteqind te nderë me pabesi?
    Me gjuhë të kafshuar të të flasin?
    Me fyt të këputur këkon të bërtasin?
    Pa këmbë, pa duar kërkon të lëvizin?

    Po bashkangjis pjesë nga libri I një studjuesi mësues grek që I ka parë me sy masakrat e zervistave ndaj Shqiptareve të Paramithisë me 1944, S.Muselimi te botuat në Janinë më 1974 dhe ribotuar po në Janinë me 1976.
    Foto kopjet jane original në greqisht për ti lexuar malakat shoviniste genjeshtare të “greqisë së sotme europiane”

    Ne fotokojen e pare eshte Vajtimi I Paramithioteve-shprehur edhe ne Muzen Popullore:

    Paramithi, Paramithi, pse je veshur me te zeza,
    Gjermanet me vrane dyzet e nende trima,
    Qajne nenat dhe femijte, grate edhe motrat

    
    Ndersa ne kete fotokojen e dyte eshte letra qe Gjenerali-masakrues Zerva, duke perdorur zakonin me genjeshter e zakonshme greke I shkruan nje ish bashkeountori te tije per meritat e vrasjeve

    I dashur Jani
    Duhet te perkujtohen me nderim bashkepuntoret tane qe spastruan Çamerine nga Çamet Shqiptare , qe per 500 vjete qendruan ne qafe te helenizimit, duke ju mundsuare malesoreve tane te zbresin e te jetojne ne fushat pjellore

    

    Ah! Hesht hipokrit, ç’bën sikur s’sheh
    Kur klithma e jonë u ngjit gjer në re
    O mershë e fëlliqur në botën e re
    Këlysh I zervës sulet mbi ne,
    Si qen I tërbuar dhe s’ka kush e ndal,
    Dhe s’ka kush e vret,
    U ngjall prapë fantazmë e skelet!

    Keshtu nuk ka nevoje te them me shume, per shtremberimet dhe genjeeshtrat e pafund-alla Greece qe llomotisni juve me “historian e politikanë grekë

    Sali Bollati -Çam Shqiptar Paramithiot New York , Shkurt 2019

    https://www.youtube.com/watch?v=2m3qexIMWR8&authuser=0

  2. Sali Bollati-SHQIPTAR ÇAM says:
    4 years ago

    Po komenti:Pergjigje Pavlopusit ku eshte?

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In