Sport

Tirana kampione… e Kategorisë së Parë. Lojtarët nuk ngrenë kupën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:23 - 16/05/18 |
mapo.al

Tirana ka mundur Kastriotin me rezultatin 2-0, duke fituar kështu titullin kampion në Kategorinë e Parë.






Në finalen e luajtur në “Elbasan Arena”, bardheblutë triumfuan falë dy golave në pjesën e dytë, të shënuar nga Greca (64’ dhe 73’).


Skuadra e drejtuar nga braziliani Ze Maria ka dominuar në grupin B të Kategorisë së Parë, duke kryesuar gjatë gjithë kohës, ashtu siç bëri edhe në finale.







Por, pasi morën medaljet e kampionit, kapiteni Erando Karabeci nuk e ngriti trofeun, duke ia dorëzuar stafit. Të gjithë lojtarët u drejtuan në dhomat e zhveshjes, madje edhe pa folur me mediat.




Tirana është klubi me më shumë tituj në Shqipëri, që i ka dhënë tonin kampionatit tonë, ndaj rikthimi në Kategorinë Superiore është një lajm i mirë jo vetëm për tifozët bardheblu, por për të gjithë futbolldashësit në vend.



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas