Aktualitet

Tirana Kampione/ Pandemia i mohon festën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:46 - 28/07/20 |
mapo.al

Në një status në Facebook, KF Tirana njofton se në ndeshjen e fundit të kampionatit, ku Tirana zbret në fushë si kampione e këtij sezoni, kundër ekipit të Bylisit, njofton se duke marrë shkak nga situata e pazakontë e pandemisë COVID-19, organizimet e menduara për festën e përbashkët të këtij viti jubile do të zhvendosen në një moment te dytë me shpresën se kjo situatë do të përfundojë.


Klubi i Tiranës shpallet për të 25-tën herë kampion i Shqiperisë në futboll.


Statusi i plotë


Te merkurën datë 29/07/2020 përballja e fundit e kampionatit KF Tirana- KF Bylis. Tirana zbret ne fushë si kampione e vendit për sezonin 2019-2020 në ditëlindjen e saj të 100-të.
Duke marrë shkak nga situata e pazakontë e pandemisë COVID-19, të gjitha organizimet e menduara për festën e përbashkët të këtij viti jubile do të zhvendosen në një moment te dytë me shpresën se kjo situatë do të përfundojë. Klubi i Futbollit Tirana njofton se ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania” në orën 19:00 pa praninë e tifozëve sipas protokolleve përkatëse dhe rregullave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas