Tirana zhvillon sot takimin e parë miqësor, në fazën përgatitore që po zhvillon në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ekipi i Memës, luan përballë ekipit të Renovës, në stadiumin e qytetit të Ohrit, me takimin që nis nga ora 17:30. Trajneri bardheblu, ka zgjedhur edhe lojtarë të rinj, në formacionin titullar për të nisur këtë takim, ndërsa në portë gjendet Ilion Lika, e qendra e mbrojtjes me Muçën e Imamin. Nga minuta e parë luan edhe Idriz Batha, ndërsa në vijën e sulmit, emra të rinj si Hasa, Muçi apo Cikani.
Formacioni/ Tirana: Lika, Doka, Muça, Imami, Hoxhallari, Çelhaka, Batha, Daja, Hasa, Muçi, Cikani. Trajner: Ardian Mema