Sport

Tirana “manita” Apolonisë dhe sytë nga kreu, Skënderbeu zhyt Kukësin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:01 - 04/04/21 |
mapo.al

Tirana, kampione në fuqi, shpreson ende te titulli dhe tashmë numëron pesë pikë më pak se Teuta dhe Vllazninë, kurse zona europiane është vetëm tre pikë larg.





Bardheblutë janë në këtë situatë pas një tjetër fitoreje, këtë herë kundër Apolonisë me rezultatin 5-2 në “Air Albania Stadium”.


Një ndeshje që pati plot 6 gola dhe skuadra kryeqytetase e pa veten edhe në disavantazh.




Tirana e zhbllokoi ndeshjen 19 minuta nga nisja e ndeshjes, pas një goditjeje dënimi të Idriz Bathës. Gjithsesi festa nuk zgjati shumë.


Levendi fillimisht barazoi dhe në minutat shtesë të pjesës së parë e kaloi Apoloninë në epërsi. Tirana në pushim mori këshillat e trajnerit Shehi dhe barazimi erdhi pas një gabimi të miqve, që u shfrytëzuar nga Seferi, i cili asistoi për argjentinasin Torassa.


Më pas Tirana fitoi një penallti që u kthye në gol nga Batha, kurse Ismajlgeci dhe Cale vulosën fatet e këtij dueli me dy gola të tjerë që futën fitoren në “kasafortë”. Sot u luajt edhe në Elbasan, aty ku Kukësi u zhyt në krizë nga Skënderbeu.

Korçarët morën fitoren e dytë radhazi, falë një goli të shënuar nga Mensah në pjesën e dytë. Tashmë Bylisi është vetëm katër pikë larg dhe skuadra e Memellit do mundohet që të sigurojë qëndrimin në Superiore, kurse Kukësi në vijim mund të rrezikojë edhe zonën “play-out”.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas