Zyrtarja e PD-së, Jorida Tabaku ka publikuar sot listën e investimeve në Tiranë kur në krye të Bashkisë ishte kryedemokrati Lulzim Basha, dhe ajo ishte nënkryetare.
Në një postim në “Facebook”, Tabaku shkruan se radha e gjatë e investimeve dhe rindërtimeve të institucioneve arsimore – 48 kopshte e shkolla – hedh poshtë akuzat e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut aktual Erion Veliaj.
Zyrtarja e PD-së gjithashtu shkruan se shteti i Ramës dhe Veliajt është ai i propagandës dhe projekteve në 3D.
“Është modeli i qeverisjes duke hedhur baltë mbi kundërshtarin sepse kjo është alternativa e fundit mbetur pas 8 vitesh dështime në çdo fushë”, – shprehet mes rreshtash Tabaku.
Postimi i Jorida Tabakut në “Facebook”:
Për të gjithë sojin e propagandes dhe lakejtë e tyre më poshtë është e publikuar lista e plotë e godinave që u ndërtuan dhe rehabilituan sikundër u lanë në proces dhe dhjetëra të tjera si “Qemal Stafa” apo “Eqerem Çabej”.
Këto janë të vërtetat që Edi Rama dhe kopja e tij pa ngjyra në bashkinë e betonizuar nuk i mbulojnë dot megjithë makinerinë e madhe të propagandës që kanë në dispozicion.
Shkollat, kopshtet apo çerdhet janë aty ndërsa dokumentacionet në bashkinë e Tiranës. Qytetarët e Tiranës janë dëshmitarët e të gjithë investimeve tona në bashkinë e drejtuar nga Basha.
Ky i Ramës dhe i Veliajt është shteti i FB dhe i projekteve në 3D. Është modeli i qeverisjes duke hedhur baltë mbi kundershtarin sepse kjo është alternativa e fundit mbetur pas 8 vitesh deshtime në çdo fushë.
Ka ardhur koha të ndryshojmë. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha t’i rikthejmë Shqipërisë njerëzit e saj; t’ua kthejmë qeverinë qytetarëve. Ka ardhur koha ta çojmë Shqipërinë drejt rrugës së suksesit dhe standardeve të larta të jetesës.
Qeveria jonë do të kujdeset për të ardhurat e qytetarëve, jo për per te trefishuar pasurinë si këto që po ikin!