Tirana shpreson që të ndryshojë rregulli i të huajve. FSHF aktualisht lejon vetëm 4 të tillë në fushën e lojës, ndërkohë klubi bardheblu dhe një pjesë e mirë e skuadrave që luajnë këtë sezon në Kategorinë Superiore, kanë kërkuar që të rritet.
Vendimi ka mbetur pezull në fakt, pasi duhet të mblidhet KE-ja që t’i japë një përgjigje.
Kryeqytetasit momentalisht kanë 5 të huaj në ekip (Ngo, Sentamu, Maveje, Kobina dhe Atinga) dhe një prej të cilëve rrezikon që të qëndrojë në stol, nëse rregulli nuk ndryshon. Blazhevski edhe pse është maqedonas, llogaritet si “komunitar”.