Qytetarët e Tiranës kanë lënë sërish shtëpitë e tyre pas lëkundjeve sizmike mbrëmjen e sotme. Rreth orës 22:10 minuta u regjistruan lëkundje të fuqishme në zonën e Vorës, 22 km larg Tiranës. Kjo bëri që kryeqytetasit të linin me nxitim nga apartamentet dhe të dilnin në rrugë, nga paniku.
MAPO sjell pamje nga kaosi i shkaktuar pranë Komunës së Parisit dhe zonës së Liqenit të Thatë. Një pjesë e banorëve kanë hyrë brenda kopshtit botanik, ndërsa mbajnë në krah batanije dhe rroba të tjera të trasha, të përgatitur për të kaluar natën jashtë.
Situata është rënduar edhe më shumë nisur nga njoftimet në rrjetet sociale se Tirana do të goditet nga një tërmet mbi 6 ballë i shkallës rihter. Njoftime të cilat u përgenjështruan nga qeveria si të pavërteta, pasi lëkundjet sizmike nuk mund të parashikohen.
LEXO EDHE:
Nuk ka qetësi, Tirana lëkundet nga dy tërmete të fuqishme në mbrëmje