Aktualitet

Tirana pa ujë, të rinjtë sfidojnë Ramën: Ja një rast korrupsioni





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:07 - 20/09/19 |
mapo.al

Të rinjtë e Lëvizjes Reago, të mbështetur dhe nga qytetarë, kanë zhvilluar sot një protestë para selisë së UKT. Në një kohë që Tirana është pa ujë, lëvijza rinore ka zhvilluar këtë levizje sot, duke e cilesuar abuzim, dhe kanë kërkuar që Bashkia Tiranë dhe Ujësjellësi të reagojnë dhe të zgjidhin këtë situatë.


Gjatë protestës ata kanë bërë dhe një deklaratë në të cilën shprehen se çmimi i ujit është rritur, por premtimi për 24 orë ujë në ditë nuk është mbajtur asnjëherë.



Më tej ata kërkuan që të mbahet premtimi i kryeministrit si dhe kërkuan që secili prej tyre të fitojë bursë 1-vjeçare.


Tarifat e çmimit të ujit për m3 u rritën me 20 Lekë dhe tarifat fikse u rritën nga 100 Lekë në 200 Lekë për të gjithë kategoritë. Kështu qyetarët paguan dyfishin e çmimit, pa asnjë ndryshim në cilësinë e shërbimit”, u shprehën ata.

“Bazuar dhe në faktet e të dhënat e shqyrtuara më lart, në kërkojmë që të mbahet premtimi i z.kryeministër dhe secili nga ne të fitojmë nga një bursë 1-vjeçare!  “Denonco për një bursë falas” e besoj se do të jetë një fushatë e suksesshme, sepse ne do të jemi këtu për të reaguar dhe për të denoncuar çdo rast abuzimi duke nisur nga sot!”-u shprehën ata.

Ne të rinjtë e Lëvizjes Reago,sot organizuam një protestë simbolike mbi problemin e theksuar të ujit të pijshëm në Tiranë.

Ndër vite jemi përballur me 2 fakte :
– rritje të vazhdueshme të çmimit të ujit
– premtime të parealizuara për furnizimit 24 orë me ujë

Ne nentor te vitit 2017,me propozim te bashkise dhe me miratim te ERRU u mor vendimi I pare per rritjen e cmimit te ujit,duke cuar ne dyfishimin e tij.  Tarifa e cmimit te ujit per m3 u rriten me 20 leke dhe tarifat fikse u rriten nga 100 leke ne 200 leke per te githe kategorite.

Keshtu qyetaret paguan dyfishin e cmimit,pa asnje ndryshim ne cilesine e sherbimit. Ne sot në rradhë të parë jemi qytetarë të Tiranës dhe jemi këtu për të denoncuar dhe për të reaguar ndaj këtij problem jetik.
Ne po diskutojmë sot,në vitin 2019,për kushte minimale të jetesës, për ujin e pijshëm, ndaj është detyrë dhe obligim qytetar për secilin nga ne që të reagojë në menyrën e tij kundrejt kësaj gjendje alarmante.

Në fakt sot ne të rinjtë,studentët, jemi të vendosur edhe përpara një sprove tjetër,përpara një sprove të vështirë,përpara sprovës së dinjitetit.  E bej këtë parantezë sepse në bazë të garës sê “spiunimit anti-abuzim” që u iniciua nga zoti kryeministër disa ditë më parë,ne sot vetëshpallemi “spiunët e parë” duke denoncuar këtë rast flagrant abuzimi ,atë të ujit të pijshëm në Bashkinë e Tiranës.

Bazuar dhe në faktet e të dhënat e shqyrtuara më lart,në kërkojmë që të mbahet premtimi i z.kryeministër dhe secili nga ne të fitojmë nga një bursë 1-vjeçare!  “Denonco për një bursë falas” e besoj se do të jetë një fushatë e suksesshme, sepse ne do të jemi këtu për të reaguar dhe për të denoncuar çdo rast abuzimi duke nisur nga sot!  Rishihemi serish ne protesta dhe organizime te tjera!

 


Etiketa: , , , ,

Pas