Partizani dhe Tirana luajnë mes tyre derbin e madh të kryeqytetit, për llogari të javës së 33-të në Kategorinë Superiore. “Demat e kuq” kanë kaluar në avantazh të parët falë golit të Çinarit në minutën 30′ duke “kërcënuar” kështu Tiranën. “Të Kuqtë” janë shumë afër një titullit që mungon prej 26 vitesh.