Kryesore

Tirana prej ditësh mban erë të keqe, çfarë po ndodh?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:26 - 11/09/20 |
mapo.al

U bënë disa ditë që banorët e Tiranës në çdo lagje përballen me një aromë të rëndë, gati të padurueshme.






Pothuajse në çdo lagje dhe në çdo pallat është e pamundur të qëndrosh jashtë dhe njerëzit nxitojnë të hyjnë brenda për shkak të kutërbimit.


Besohet se arsyeja ka të bëjë me mosfunksionimin si duhet të kolektorëve të ujërave të zeza.







Po ashtu edhe kazanët e mbeturinave çlirojnë një aromë të fortë që ndjehet prej larg dhe është shumë e pakëndshme për çdokënd të afrohet për të hedhur plehrat.



Me siguri, Bashkia e Tiranës, ajo e shumë çmimeve ndërkombëtare, ka kontraktuar si duhet kompanitë e pastrimit. Dhe me gjasë, puna nuk bëhet siç e lyp nevoja, dhe mungon monitorimi i duhur.



Sa orë në ditë merren operatorët përgjegjës për higjienën, dhe sa efektivë janë?

Po sërish, kjo nuk e lë jashtë përgjegjësisë Bashkinë, e cila teksa ua jep punët firmave që dëshiron, duhet edhe t’i kontrollojë ato.

1


Etiketa: , , ,

Pas