Te Tirana situata nuk është aspak e qetë, teksa bardhebluve pas humbjes në derbi me Partizanin, ia janë shtuar telashe të reja.
Sot, pak minuta para se të fillonte ndeshja me Laçin, trajneri Nevil Dede ka qenë në rakim me presidentin Refik Halili.
Një mbledhje e cila ka shkuar keq pas mosmarrëveshjeve të palëve mbi formacionin. I gjendur në këtë situatë, trajneri Nevil Dede së bashku me zevendësin e tij Uka kanë braktisur skuadrën dhe nuk janë të pranishëm në stolin kryeqytetas.
Duket se rrugëtimi i Dedes merr fund këtu, ndërsa ekipin aktualisht po e drejton Tefik Osmani.