Aktualitet

Tirana shet 20-vjeçarin Muçi tek gjigandi polak Legia Warsaw









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:50 - 21/02/21 |
mapo.al

Largohet zyrtarisht nga bardheblutë lojtari 20-vjeçar Ernest Muçi.



Tirana ka vendosur të pranojë ofertën e skuadrës polake Legia Warsaw, nisur edhe nga dëshira e vetë Muçit. Lajmi konfirmohet nga vetë skuadra e futbollit, përmes një postimi në “Facebook”.


Kjo është një transferimet më të bujshme në vitet e fundit, ndonëse nuk dihen detaje në lidhje me çmimin e ofruar.




Kjo lëvizje vjen para përfundimit të sezonit, ndryshe nga ç’ishte menduar. Tirana shpresonte që vlera e kartonit të rritej edhe më shumë , por me ç’duket nuk ka dashur të rrezikojë më tepër, duke e lënë të lirë sulmuesin Muçi.



Postimi i KF Tirana në “Facebook”:


Ernest Muci, arrihet marrëveshja me klubin Europian Legia Warsaw!

Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin Legia Warsaw për lojtarin Ernest Muci. Klubi Polak pikasi sulmuesin bardheblu dhe menjëhere zyrtarizoi një ofertë për ta patur atë pjesë të tij. Legia është klubi më i suksesshëm i futbollit polak në histori dhe 19 herë kampione vendi.

Klubi i Futbollit Tirana dhe Akademia e saj tregoi sërish se është një makineri talentesh dhe trampolina më e mirë drejt suksesit. Talenti bardheblu 20-vjecar luajti ditën e djeshme ndeshjen e tij të fundit me fanellën tonë. Nga dita e sotme, lojtari i KF Tirana është i lirë pas marrëveshjes së firmosur mes palëve.

@ernest_muci histori suksesi bardh’e blu! #nejemiTirona 

1,520


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas