Thursday, March 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Tirana, streha e një izraeliti nomad që i arratiset pandemisë

by us er1
23/01/2022
in Aktualitet, Kryesore, Personazh
0

Historia e Yonatan Ben-Ami. Izraeliti që la vendin e tij për t’u shpërngulur në Shqipëri. Për të, Tirana është streha e kthjelltësisë mendore, në mes të frikës dhe çmendurisë së shkaktuar nga pandemia

Suadela Balliu



 Prej tetëmbëdhjetë vitesh ka jetuar si shtegtar. I ka rënë kryq e tërthor tokës së shenjtë para se të vendoste të shtegtonte edhe prej vendit të tij.

Kjo nuk është rrëfenjë e së shkuarës, por e një izraeliti, i cili vendosi t’i arratisej asaj që e cilëson si çmenduria e pandemisë, që kaploi Izraelin prej pranverës së 2020-s, për të gjetur strehën e kthjelltësie mendore në Tiranë.

Pasi këmbeu karvanët me nomadizmin digjital, Yonatan Ben-Ami i hodhi sytë nga Ballkani. U ndal fillimisht në Greqi, u ndal pak në Shqipëri- fillimisht në Sarandë e më pas në kryeqytet – udhëtoi drejt Shkupit e Podgoricës, por zemrën ia kishte rrëmbyer vetëm një qytet.

Nëse një ditë do të hiqte dorë nga jeta si shtegtar digjital, mendoi, Tirana do të bëhej stacioni i tij. Ajo ditë i dukej e largët, madje hipotetike, megjithatë siç rrëfen ai, ndjeu një nostalgji të çuditshme ditën që u largua prej saj.

Por nuk qe e largët ajo ditë kur vendosi të marrë një apartament me qira në Tiranë e të përpiqej të mos e shihte më si një stacion të shkurtër në jetën e tij.

Prej disa muajsh është në zbulim jo vetëm të ngjyrave, por edhe të kulturës e historisë së vendit. Sapo ka marrë rezidencën shqiptare, po mëson të parat fjalë në shqip, di të porositë “një kapuçino me kafe” apo “qofte me fasule” në restorante, tamam si një vendas.

Nuk u ka shpëtuar rrëfimeve krenare të shqiptarëve sesi i shpëtuan paraardhësit e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa mundoheshin t’i shpëtonin Holokaustit.

Ndonëse i ka dëgjuar këto bëma edhe tek fqinjët tanë jugorë, thotë se shqiptarët kanë pse krenohen sepse po e strehojnë një hebre, një izraelit modern, nga një tjetër Holokaust…ai i pandemisë së koronavirusit.

Shqiptarët janë aq të zhytur në atë normalitet, thotë ai, sa nuk e kuptojnë sa me fat janë që ende ruajnë esencën e qenieve njerëzore, në një kohë kur njerëzimit po shkon gjithnjë e më shumë drejt njeriut të ri, që ai parapëlqen ta përkufizojë si “homo medicus”.

Në Tiranë mbeti shpejt i mbërthyer nga ngjyrat, nga njerëzit e buzëqeshur në rrugë, nga ullinjtë dekorativë. Ngjyrat e fasadave të ndërtesave  i ndërmendin disa vende në Afrikë, ndërsa muralet e artit të rrugës  e magjepsën.

Me të mbërritur në kryeqytet, me një furgon që e sillte nga Shkupi, e pushtoi ajo ndjesia e këndshme se Shqipëria nuk ishte nga ato kulturat strikte të Perëndimit. Kujton sesi zonja e apartamentit me qira, nuk e kishte pastruar e bërë ende gati mjedisin dhe kjo e bëri të ndihet si në shtëpi… Si një shtegtar, qytetar i botës mund të kishte zgjedhur cilindo shtet për një stacion të përkohshëm, megjithatë Europa nuk qe fare opsion. Refuzues ndaj kulturës së Perëndimit, Ballkani i duket sa i ngjashëm me vendin e tij, aq edhe origjinal.

“Ju mendoni se jeni europiane, por nuk jeni”, thotë i bindur, duke e vlerësuar larg kulturën e rajonit. Nuk ka hequr ende dorë nga jeta nomade, por thotë se derisa të kalojë stuhia e pandemisë do  të gjejë strehë në Tiranë, e cila nga mënyra si e përshkruan të ngjan si një poemë. Poema e një shtegtari që gjen paqen e mendjes larg vendit të tij dhe që ka nisur ta njohë e ta zbulojë sipas mënyrës së tij.

E shihni Tiranën dhe Shqipërinë si i fundmi vend i kthjelltësisë mendore. A mos vjen kjo nga fakti që nuk jeni në dijeni të lajmeve dhe aktualitetit në këtë vend?

Ajo çfarë ndodh është se njerëzit këtu janë aq të sigurt se është vend i keq dhe mendojnë se nuk e shoh atë që ndodh, sepse nuk jam shumë në dijeni të lajmeve dhe aktualitetit dhe gjithë gjepurave. Por, kjo që ndodh këtu nuk është e re. Nuk jeni aq të veçantë sa mendoni. Edhe në Izrael ka lajme të këqija, madje edhe më të këqija. Atje nuk i dëgjoja shumë lajmet dhe vijoja jetën. Arsyeja pse e zgjodha këtë vend nuk lidhet me padijen time rreth situatës politike.

Shumë biseda rreth politikës mund të më ndotin mendjen dhe nuk e dua këtë.

Kështu që,  kam zgjedhur të bëj lajmet e mia. Si ka nisur të lulëzojë një lule, shiu i parë në këtë zonë, fazat e hënës… Këto janë lajmet e mia dhe përpiqem t’i bëj njerëzit të shohin se këto janë gjëra që po ndodhin vërtet dhe se politika është imazh jo i vërtetë, por megjithatë preferojnë këto helme dhe jo lajmet e njëmendta. Është pjesërisht e vërtetë të them se, kam luksin që nuk jam vendas dhe ta shpërfill politikën, por e kam bërë edhe në Izrael.

Por në Izrael ndiqnit  një stil nomad jetese. Këtu jetoni në kryeqytet, jeta është urbane,  punoni…

Por edhe jeta urbane për mua është e njëjta. Për shembull,  sot njerëzit ishin vënë në radhë  për të përkëdhelur një mace.

Por pastaj ka njerëz që ju  ‘helmojnë’, duke ju treguar më shumë  rreth politikës në vend.

Por nuk dua t’ia di shumë.  Më tregove për publikimin e të dhënave  [të pagave] dhe  kjo ndodh edhe në Izrael. Kjo ndodh kudo. Nuk them se është mirë, nuk është kjo ç’ka dua të them. Por nuk ka lidhje me arsyen pse zgjodha Shqipërinë, sepse nuk është unike në këtë pikë.

Të huajve që vijnë nga vende të Perëndimit, Shqipëria u duket ekzotike, duan të zbulojnë më shumë rreth periudhës komuniste, magjepsen pas bunkerëve. A ishte kjo magjepsja juaj  me Shqipërinë?

Jo drejtpërdrejtë. U magjepsa me zhvillimin tmerrësisht të shpejtë. Shoh se, Tirana është kaq e re dhe në lulëzim. Ky ndryshim, është i mahnitshëm. Sigurisht, periudha komuniste dhe tranzicioni, gjithashtu, janë vërtet interesante, por po  i zbuloj dalëngadalë. Nuk dua ta studioj, dua ta dëgjoj nga njerëzit. Gjithsecili ka një perspektivë, një kënd dhe një këndvështrim të ndryshëm dhe më pëlqen të dëgjoj se çfarë mendojnë njerëzit, të rinj e të vjetër, e  kjo është interesante. Po e zbuloj vendin përmes njerëzve, ngadalë. Nuk shkoj të pyes “Më trego rreth Komunizmit!” Dëgjoj historitë dhe kjo vjen pak nga pak.

A keni një imazh të qartë se çfarë ka qenë Shqipëria, të paktën në shekullin e fundit?

Jo, sepse secili më tregon një histori të ndryshme.  Por më të rëndësishme  për mua janë 20 vitet e fundit.  Një zhvillim i madh. Është shumë interesante sesi kultura ndryshon kaq shpejt, e drejtuar nga tregu, mendimi i lirë. Është e mahnitshme.

Keni vizituar edhe  vende të tjera në rajon. Pse zgjodhët Shqipërinë? Ishte zgjedhje zemre apo e mirëmenduar?

Së pari mund të them me zemër. Ishte shumë e qartë. Kur erdha për herë të parë rashë në dashuri me Tiranë dhe e ndjeva. Më hyri direkt në zemër. Ishte dashuri dhe Tirana ishte qyteti i parë në udhëtimin tim, për të cilin më mori malli që ditën që u largova. Madje përpara se të largohesha, më mori malli. Ndieja keqardhje dhe mall të disa prej vendeve të qytetit, para se të ikja pasi e dija se ishte hera e fundit që do i shihja.

Kjo sa i përket zemrës.

Ka shumë arsye pse them që Tirana është vendi më i mirë. Por ka ndryshime nga arsyeja kryesore dhe arsye të tjera të mira. Arsyeja kryesore është edhe e vërteta se e zgjodha, të tjerat janë thjesht përfitime. Arsyeja kryesore dhe e vërtetë pse e zgjodha Shqipërinë është i vetmi dhe i fundit vend i kthjelltësisë mendore. Deri tani është i fundit ishull i kthjelltësisë mendore. Në vende si Gjeorgjia, kanë kufizime zyrtare, por askush nuk i respekton. Në vende të tjera ka më pak kufizime, por njerëzit ende ecin me maska sepse besojnë…në shumë gjëra.

Është i vetmi vend i kthjellët mendërisht, sepse nuk ka një ndjesi të pandemisë, jo vetëm prej  kufizimeve zyrtare, por  njerëzit sillen normalisht, mblidhen, përqafohen… sillen si qenie njerëzore dhe jo si “homo medicus”.

Pra, është politika zyrtare, e kombinuar me kulturën. Ajo që më pëlqen më shumë në këtë kontekst, është që shqiptarët nuk e ndiejnë. Janë  aq të zhytur në këtë kthjelltësi mendore sa e marrin të mirëqenë. Merr shembull Greqinë, që kanë të ashtuquajturën “Green pass” dhe njerëzit bien dakord të bëjnë atë që kërkon qeveria. Të shoh këtë bindje ndaj politikës si diçka që është në rregull është çmenduri. Të bindesh është një gjë, por të mendosh që  kjo është në rregull, e kanë humbur krejt arsyen. Këtu njerëzit as që mendojnë rreth kësaj. Për mua, kjo është pjesë e kthjelltësisë mendore. As mund ta imagjinoj çfarë ndodh në vende të tjera dhe është shumë e shëmtuar,  kjo është arsyeja pse e zgjodha Shqipërinë, sepse ishte i vetmi opsion.

Nëse je qytetar i botës, mund të jetosh kudo, por a është një plus kur e ndien një shtet shumë të afërt me vendin dhe kulturën tënde? A është e ngjashme Shqipëria me kulturën e vendit nga vjen?

Le të themi që jam Levantin dhe as e mendoj si opsion Europën Perëndimore dhe kulturën  e saj  shumë strikte. Kështu, opsionet e mia ishin më shumë në Ballkan. Në Shqipëri, në Greqi apo Maqedoni, e gjeja veten në kulturë. Këtu kultura është më e rafinuar, njerëzit janë më të sjellshëm.

Më thatë se ne shqiptarët pëlqejmë të mendojmë se jemi europiano-perëndimorë, por nuk jemi…

Po,  ju pëlqeni të mendoni sikur jeni në Europë, por jeni në Ballkan. Në arabisht e quajmë “mashi”, gjërat këtu janë të ngeshme. Gjithçka është në rregull, mund të sillesh ndryshe dhe njerëzve nuk u bëhet vonë dhe kjo më pëlqen. Njerëzit janë mendjehapur dhe i marrin gjërat shtruar.

Çfarë nënkuptoni me këtë?

Mbase shqiptarët  mendojnë se e duan Perëndimin, duan hapjen. Mendojnë se e duan, por nuk e di nëse vërtet do të zgjidhnin të dorëzonin hapjen e kulturës për t’u bërë më perëndimor, sepse është shumë e çmuar. Çiltërsia dhe ngrohtësia. Kjo  është arsyeja e vërtetë. Sepse mund  të them që edhe nëse përftimet e tjera të mos ekzistonin, prapë do të zgjidhja lirinë mbi të gjitha. Dhe  kjo, është më e rëndësishme, pa kufizime, pa parë njerëz me maska …

Por fatmirësisht për mua, ishte vendi që do ta zgjidhja edhe pa këto arsye.

Përse do ta zgjidhnit tjetër?

Është fat shumë i mirë që ka këtë kombinim. Rashë  në dashuri me Tiranën  sepse e para gjë që vura re ishin shumë ngjyrat e saj. U mahnita. Ecja dhe shihja gjithçka të ndodhte. Situata  të vogla, situata rruge, por aq të pasura, interesante. Gjëja e parë që vura re është se njerëzit këtu, në rrugë, shumica janë të lumtur. Ecin në rrugë të lumtur edhe është i pari qytet që kam parë në botë- edhe pasi kam vizituar qytete të tjera -, i vetmi qytet ku njerëzit  shihen të lumtur në rrugë.

Në Jerusalem në ditë shumë të bukur pranvere, kur moti është i mirë, ndodh që ndonjëherë netëve në rrugë të veçanta të njerëz të lumtur. Por këtu, në pjesën më të madhe të vitit, kur sheh njerëz duke ecur në rrugë, i sheh të buzëqeshur të lumtur, duke qeshur. I sheh të lumtur dhe për mua është e veçantë dhe më dha ndjesi shumë të mirë dhe pashë që nuk ishte rastësore. Ndodh  gjatë gjithë kohës, në rrugë, në park dhe ishte hera e parë që nisa të mendoja se, nëse një ditë do të zgjidhja, do të zgjidhja Tiranën. Por atë kohë as e mendoja se do të vinte ajo ditë. Ishte hipotetike.

Si erdhi  ky vendim?

Isha  nomad atëkohë dhe mendoja si nomad. Por nomadët parapëlqejnë të pyesin njëri-tjetrin, “nëse do të zgjidhje, cili destinacion do të ishte” dhe kur më pyesnin, thosha Tirana. Ishte pak e vështirë të zgjidhja mes Ohrit dhe Tiranës, sepse edhe Ohri është i bukur, por nëse do të konsideroja të gjitha gjërat do të zgjidhja Tiranën. Këto biseda nomadësh bëhen kudo, në Facebook, në takime… kanë dëshirë të dëgjojnë sesi të tjerë nomadë i shihnin gjërat. Kjo ishte në fillim, njerëzit e lumtur, me shumë ngjyra, e lirë, ushqimi mirë dhe tani shoh edhe ushqim të shëndetshëm. Ushqimi i mirë nuk është i mjaftueshëm. Këtu ndihem më i shëndetshëm, më i fortë.

 A jua kanë  përmendur shqiptarët sa miqësorë ishim me hebrenjtë,  gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Kam historinë time rreth kësaj. Së pari, nuk e di nëse shqiptarët e bëjnë dallimin mes izraelitëve dhe hebrenjve. Kur them se jam nga Izraeli më rrëfejnë  historitë se si i kanë shpëtuar hebrenjtë nga nazistët gjatë Holokaustit dhe rëndësinë e mikpritjes në kulturën shqiptare. Edhe në Greqi, tregojnë të njëjtat histori. Atyre në Greqi mund t’u them “pse jeni kaq krenarë? Gjyshërit  tuaj e bënë këtë akt, ju nuk keni asgjë për të qenë krenarë”.  Por këtu, e shoh pandeminë si holokaust dhe ju ende po strehoni. Po më strehoni mua nga holokausti i pandemisë. Nuk është një metaforë. Kur erdha në fillim, isha një refugjat nga Izraeli për shkak  këtë këtyre  kufizimeve dhe detyrimit  të  injeksioneve dhe gjithçkaje. Them kufizime, por ishte një izolim total. Nuk dilje dot nga shtëpia. Kështu që, isha refugjat dhe ju më dhatë strehë siç bënë në Holokaustin e parë etërit tuaj dhe për mua shqiptarët mund të jenë shumë krenarë kur e thonë. Sepse, nuk janë vetëm gjyshërit, por edhe ju, sepse po bëni një lloj mburoje kundër kësaj pandemie mendore. Ndihem i mbrojtur nga kjo çmenduri.

A vëreni ndonjë reagim, kur thoni se jeni izraelit në një vend me shumicë myslimane?

Njerëzit këtu janë shumë laikë, nuk e kanë problem, kur  dikush është nga një besim i ndryshëm fetar dhe kjo nuk më prek aspak.

Por izraelitët kanë këtë perceptim ndaj Shqipërisë dhe është përgjegjësia juaj ta zgjidhni.

Ekziston ky keqkuptim rreth Shqipërisë si një vend shumë mysliman, shumë i varfër.  “Pse ke ikur në këtë vend të varfër, mysliman?”, më pyesin. “Mos thuaj se je nga Izraeli, është e rrezikshme! Mos fol hebraisht!” , më këshillojnë. Izraelitët janë të pamend dhe kanë këto keqkuptime. Kjo më ka ndikuar, sepse  është e vështirë ta thyej këtë keqkuptim. Kur përpiqem t’ua shpjegoj, vërej se i kanë paragjykimet të shtresëzuara. Kjo i pengon miqtë e mi të vijnë. Ndaj, është detyra juaj të bëni ndonjë fushatë ndaj këtyre keqkuptimeve. Kjo bashkëjetesë fetare është e mahnitshme!  Në  Izrael, bashkëjetesa fetare nënkupton të mos shtien ndaj njëri-tjetrit,  të mos vriten. Por, urrejtja dhe racizmi vazhdon. Këtu është bashkëjetesë e vërtetë. Njerëzit janë miq me njëri-tjetrin.

Toleranca brenda Shqipërisë nuk është  vetëm mes feve të ndryshme. Ka diçka këtu që mund ta turbullojë mendjen e izraelitëve. Gjithë këto troje, që vendet fqinje ia kanë marrë Shqipërisë dhe fakti që ju nuk luftoni. Ka një përvojë të paqes dhe jetës këtu…

Në Izrael, jo vetëm që janë ato territore,  që izraelitët besojnë se ua kanë marrë, por  luftojnë prej më shumë se 50 vite për këtë. Kjo luftë e vazhdueshme i bën të gjithë nervozë, edhe në jetën e përditshme. Në  Izrael nëse përplasesh me dikë në rrugë, inatosen aq sa mund edhe të luftojnë  me njëri-tjetrin. Këtu në Shqipëri e shumta që mund të bëjnë, është të qeshin. Ky mentalitet paqësor është shumë i këndshëm.

Mos po i përshkruani pak poetikisht këto tipare të këtij vendi, që mbase nuk është aq i bukur?

Kur e përshkruaj Shqipërinë në këtë mënyrë, njerëzit mendojnë se unë e shoh si të përsosur, por nuk e mendoj. Megjithatë, mendoj se gjërat e rëndësishme janë të mira, gjërat e këqija, janë më pak të rëndësishme. Siç thua, korrupsioni është i keq dhe nuk do të më dëgjosh të them që kjo është në rregull. Por së pari, ndodh kudo dhe së dyti, për mua nuk është shumë e rëndësishme, sepse nuk e prek jetën time të përditshme. Mund të thuash se e prek në një farë mënyre, sepse paguaj taksa dhe një pjesë e tyre shkon në korrupsion, por është ndikim shumë i vogël.

Ndonjëherë energjia elektrike ikën për disa minuta, por  nuk është kushedi se çfarë. Në Izrael kanë elektricitet 99.99 përqind të kohës dhe ankohen. Mund  të ankohem se është infrastrukturë e keqe. Edhe uji i pijshëm nuk është aq i rrjedhshëm. Çdo godinë ka sistemin e tyre, me pompa. Në vende të tjera janë të zgjidhura dhe trafiku…Mund të vijojmë, edhe aeroporti është shumë i ngathët. Ka  disa avantazhe, por nuk e prekin aq shumë jetën time të përditshme.

 Pse hoqët  dorë nga jeta nomade?

Të them të vërtetën nuk mendoj se kam hequr dorë, është një pushim. Mendoj se jam nomad dhe nuk mund të heq dorë. Kam jetuar 18 vjet në një lloj specifik nomadizmi, me karvanë, brenda Izraelit. Pastaj  si nomad digjital, pa karvan. Pastaj bota u çmend dhe duhet të zgjidhja një vend për të qëndruar, derisa stuhia të kalojë. Mendova të vij në Tiranë derisa bota të hapet dhe mbase pas kësaj do të bëhem nomad digjital, ose do të ble një furgon dhe do të nis të udhëtoj brenda Shqipërisë, siç kam bërë në Izrael. Nëse do të kem mjaftueshëm para, që të heq dorë nga puna, do ta zbuloj duke ecur.

Po e zbuloni Shqipërinë më shumë si turist apo nga ana antropologjike?

Asnjëra nga këto. Dua të zbuloj Shqipërinë time. Turistikisht duhet të pranoj se nuk ka zhvillim të mjaftueshëm. Nuk e dija, por kur ime më erdhi për vizitë, ishte e vështirë të gjenim gjëra për të bërë. Por mua më pëlqejnë gjëra të ndryshme, si të vrapoj në parkun e Liqenit Artificial, të shoh të njëjtin vend si zhvillohet dhe ndryshon është gjë e bukur, sepse mundem të vërej detajet e vogla. Bari pas shiut, rënia e gjetheve në vjeshtë,  spektakle të vogla muzike…Nuk kam nevojë për më shumë. Për mua Tirana është një poemë. Këto janë të bukurat. Nuk dua gjëra ekstreme. Më pëlqen të eci në rrugë e të shoh gjërat e vogla. Më bën të lumtur.

 Ai ishte Tirana tundim aq i fortë sa t’ju nxirrte  për pak nga jeta nomade?

Po, për tani e shoh veten këtu. Po përpiqem të shqiptarizohem, por kërkon kohë. Për momentin, më të  rëndësishmen kultura shqiptare e ka  bërë për mua. Ja përshembull, kam mësuar sesi të shijoj kafenë në orarin tradicional të punës. Tani kam nevojë vetëm për gjuhën.

 A keni  njohur izraelitë të tjerë në Tiranë? A ka një komunitet domethënës këtu?

Ende jo. Ky është synimi im, ndërsa përgjegjësia juaj është të bëni fushatë të vendit. Kur isha ende nomad, vija re se njerëzit ishin miqësorë, por në një farë mënyrë të kufizuar me një kalimtar. Sapo  thashë se doja të rrija këtu, ndryshuan krejtësisht sjelljen dhe tani të gjithë janë miq të vërtetë,  jo thjesht miqësorë. Më ftojnë gjatë gjithë kohës në udhëtime, për kafe, birrë…janë shumë mikpritës.

Tags: HolokaustIzraeljete nomadepandemiatiraneYonatan Ben-Ami

JU SUGJEROJME

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
Kryesore

Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë

28/03/2023
25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare

27/03/2023
Next Post
Turqia shpall ‘non grata’ ambasadorët e 10 vendeve perëndimore!

Turqi, ngrihet perdja mbi llahtaritë e Erdoganit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
  • Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
  • 25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In