Tirana mbetet vatra kryesore e koronavirusit në vend, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 51 raste të reja, nga 96 që ishin në total.
Më pas vjen Shkodra e Durrësi me nga 6 dhe 5 raste të reja. Ndërkohë Tirana ka edhe numrin më të lartë të personave aktivë me Covid, 672 të infektuar, e shoqëruar nga Durrësi me 219 të infektuar, Shkodra 190 dhe Vlora 97
“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë“, – tha Ministria e Shëndetësisë
Më shumë të infektuar
Tiranë 672
Durrës 219
Shkodër 190
Vlorë 97
Ndërkohë është rritur edhe numri i shtrimeve në Spital: Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës dhe Vlorë.
LEXO EDHE: