Aktualitet

Tirana vijon të rritet, kryeqytetit i shtohen çdo ditë 70 persona





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 17:56 - 12/01/20 |
mapo.al

Tirana vazhdon që të shtohet në popullsi nga dita në ditë. Në bazë të të dhënave të Institutit të Statistikave, 31.3% e popullsisë së Shqipërisë jetojnë në kryeqytet. Sipas llogaritjeve, popullsia në Tiranë është rritur me rreth 61 mijë banorë përgjatë 4 viteve të fundit e ndikim më të madh ka pasur migracioni i brendshëm.


Tiranës i shtohen 70 persona çdo ditë, shumica të ardhur nga qytetet e tjera. Ndërkohë që disa fish më shumë janë ata që jetojnë, punojnë apo marrin shërbime në kryeqytet.



Shtim të popullsisë nga migrimi i brendshëm ka pasur edhe në Fier dhe Durrës. Aty jetojnë 10.3% dhe 10% e popullsisë së përgjithshme të vendit. Ndërsa popullsia shtohet në kryeqytet, popullsia e qarqeve të vendit është përgjysmuar në raport me regjistrat e gjendjes civile.


Gjatë 2018-ës në Gjirokastër banonin vetëm 41.1 për qind e popullsisë së regjistruar në gjendjen civile. Në Vlorë vetëm 49% e popullsisë së regjistruar, ndërsa në Berat 54%. Kurse në qarqet e Lezhës, Fierit dhe Shkodrës përllogaritet të jetojnë rreth 60% e popullsisë së regjistruar në gjendjen civile.


Etiketa: ,

Pas