Kronika

Tiranë/ 24-vjeçari humb jetën në aksident, plagoset një tjetër





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:25 - 04/07/20 |
mapo.al

Një aksident me pasojë vdekjen e një 24-vjeçari dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur sot pasdite ne rrugën e Zallbastarit. Saktësisht aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Rrapi’.


Burime për mediat bëjnë me dije se ka ndërruar jetë pasagjeri 24-vjeçar G.M., ndërsa drejtuesi i mjetit K.M., 26 vjeç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.


Gjendja e tij nuk bëhet me dije. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


Policia, nëpërmjet një njoftimi zyrtar për mediat, raporton se automjeti me të cilin udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga.


Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas