Aktualitet

Tiranë- 3 aksidente me 3 persona të lënduar në pak minuta














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:15 - 09/05/21 |
mapo.al

Tre persona janë lënduar këtë të dielë në Tiranë si pasojë e tre aksidenteve të njëpasnjëshme të ndodhura në tre zona të ndryshme.






Policia bën me dije se të plagosurit janë një 65 vjeçar që po ectë me biçikletë, një këmbësore e cila është përplasur nga një automjet në në Qafë Kashar dhe një drejtues mjeti në rrugën Ndre Mjeta.


Sipas policisë të tre të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.





Njoftimi  i plotë:



Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:10, në rrugën “Gjin Bue Shpata” mjeti me drejtues I. S., ka përplasur biçiklistin shtetasin V. Sh., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:15, në Qafë Kashar mjeti me drejtues E. N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. J., 55 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Lexo edhe :  Paratë në pusetë, si u identifikuan grabitësit e kambistit në mes të Tiranës

Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:20, në rrugën “Ndre Mjeda”, mjeti me drejtues shtetasin  S. M., 40 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe  është përplasur me pemën. Si pasojë është vetëdëmtuar i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

2


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas