Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, një burrë i identifikuar si Y.K., 47-vjeç është vetëhedhurnga kati i katërt i banesës, ku për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tahir Kadare”. Sipas burimeve policore, 47-vjeçari i ka dhënë fund jetës në kushte të rënduara psikologjike. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 22:05 në rrugën “Tahir Kadare” dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës shtetasi Y. K., 47 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.