Aktualitet

Tiranë/ 47-vjeçarin e zë korenti dhe humb jetën, një grua përplaset nga motori














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:01 - 12/07/21 |
mapo.al

Një 47-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, në rrugën “Fitnete Rexha”, ndërsa viktima me iniciale I. Xh., vuante nga probleme të shëndetit mendor.






Ndërsa një grua është përplasur nga motori në zonën e Ali Demit në kryeqytet. Mësohet se 65-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.


Njoftimi i Policisë Tiranë
Rreth orës 21:15, në rrugën “Fitnete Rexha” dyshohet se si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike ka humbur jetën shtetasi I. Xh., rreth 47 vjeç ( i cili vuante nga probleme të shendetit mendor).







Rreth orës 22:00, në zonën e Ali Demit, mjeti motorr me drejtues shtetasin O. S., 34 vjeç ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar, rreth 65-vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Lexo edhe :  Veliaj: Historike, 27 shtatori e gjen Tiranën me 10 shkolla të reja



Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas