Aktualitet

Tiranë/ 60-vjeçari i jep fund jetës, hidhet nga kati i tetë





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 16:29 - 13/10/19 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, një 60-vjeçar është hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Fushë Mëzez”/ Kashar.


Identiteti i të moshuarit ende nuk bëhet i ditur, por dyshohet se ai, i ka dhënë fund jetës në kushte të rënduara psikologjike. Grupi Hetimor dhe Policia ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./MAPO.AL/



Njoftimi i Policisë


Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 16:00 në Fushë Mëzez Kashar, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 8-të i banesës një shtetas ende i paidentifikuar rreth 60 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas