Aktualitet

Tiranë – 7 vjeçari rrëzohet nga furgoni dhe dëmtohet në kokë, arrestohet shoferi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:51 - 18/12/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një i mitur 7 vjeç është rrëzuar nga një furgon në rrugën “5 Maji”, dhe si rrjedhojë është dëmtuar në kokë.






Ai momentalisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndonëse nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.


Drejtuesi i mjetit, me inicialet Sh.H., 33 vjeç, është arrestuar për “Shkelja e disiplinës së punës në transport”, pasi ka qenë ai që ka hipur pas furgonit të miturin.







Njoftimi i Policisë;



Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e disiplinës së punës në transport ”, i shtetasit Sh. H., 33 vjeç, sepse në rrugën “5 Maji”, gjatë kohës që ka qenë duke drejtuar mjetin fugon tip “Benz”, ka hipur nga pas furgonit dhe për pasojë është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë fëmija i mitur me iniciale R. L., 7 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

1


Etiketa: , ,

Pas