Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” në kryeqytet, ku si pasojë ka mbetur e plagosur një 22 vjeçare.
Drejtuesi i mjetit me iniciale D.M, ka përplasur të renë me iniciale B.M, 22 vjeç e cila si pasojë e plagëve të marra është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:55, tek “21 Dhjetori”, mjeti me drejtues shtetasin D. M., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. M., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit