Aktualitet

Tiranë/ Ambasadorja Yuri Kim zbulon dhuratën e veçantë që mori nga vajza afgane














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:26 - 31/08/21 |
mapo.al

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar takime me afganët që erdhën në Shqipëri, pasi u rrezikohej jeta nga talebanët.






Përmes një mesazhi në “Facebook”, shoqëruar dhe me foto, ambasadorja Kim zbulon mes të tjerash edhe dhuratën që ka marrë nga një vajzë afgane, duke u shprehur se është emocionuar shumë.


“Pata rastin t’i bashkohem Ministres së Jashtme Olta Xhaçka për një vizitë me disa nga gratë, burrat dhe fëmijët afganë që mbërritën në Shqipëri gjatë ditëve të fundit. Me ta u takuam për herë të parë në aeroport në mes të natës – ishte e mrekullueshme të shiheshim sot në dritën e diellit dhe të dëgjonim historitë e tyre.







U emocionova kur një vajzë e vogël më dha një vizatim të një luleje si një gjest miqësie. Njerëzit që takuam ishin plot lëvdata dhe mirënjohje për popullin shqiptar që i priti me kaq ngrohtësi. Ishin gjithashtu të kënaqur të takonin disa nga njerëzit dhe grupet që kanë mbështetur evakuimin e atyre në rrezik (vizita e sotme përfshin Fondacionin Yalda Hakim dhe Schmidt Futures).” – Ambasadorja e SHBA Yuri Kim

Lexo edhe :  Doni që fëmijët tuaj të jenë të suksesshëm? Dhuratat që duhet t’u jepni



<
>
241130164_10158462523585838_4608864358189140870_n 241117515_10158462523485838_3434310561222635247_n 241126626_10158462523555838_7708852779455075672_n 241125491_10158462530715838_1948971547498685056_n 241138000_10158462523575838_8352867226962738630_n 241126745_10158462523460838_7991817196510587015_n
1




Etiketa: , ,

Pas