Monday, May 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Tiranë, arrestohen 35 persona për mashtrime kompjuterike për fitime financiare

by mapo.al
24/12/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Nga Ilirian Agolli

Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë 35 persona të premten nën akuzat për mashtrime në fushën kompjuterike prej një biznesi call centers.

Ata i gjenin prej disa vitesh viktimat e veprimtarisë tyre kriminale jashtë Shqipërisë, ndërsa ishin nën hetim prej disa muajsh nga policia shqiptare dhe partnerë ndërkombëtarë.

Midis të arrestuarve është edhe një shtetas izraelit, Rafael Genish, drejtues i kompanisë “RG Capital“, i cili u akuzua si organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë operacionit “Komunikimi” u kontrolluan mjediset e kompanisë, ku u arrestuan 35 punonjësit dhe drejtuesi i tyre, si dhe u sekuestruan 123 kompjuterë, 3 kopmjuterë laptop, 60 telefonë celularë, 2 USB, karta të ngjashme me ato të bankave dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sattiva. Ndërsa 20 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Hetuesit pohuan se gjatë kësaj veprimtarie mbi 2 milionë persona në shtete të ndryshme të botës u kontaktuan për t‘i tërhequr drejt skemës së mashtrimit kompjuterik, duke përfituar shuma nga 500 euro e më shumë.

Krimet kibernetike po shpeshtohen në Shqipëri dhe ndjekja e tyre ligjore po ashtu.

Një muaj më parë policia arrestoi tetë persona dhe 3 të tjerë i shpalli në kërkim për mashtrim me anë të platformave dhe programeve kompjuterike.

Të rinjtë e arrestuar 20 deri në 30 vjeçarë, mes të cilëve 6 vajza, punonin në një call center nën drejtimin e një shtetasi polak.

Policia bëri të ditur se skema e mashtrimit kompjuterik përmes programeve dhe platformave të ndryshme synonte shtetas gjermanë dhe spanjollë.

Gjatë këtij viti njësia kundër krimit kibernetik ka zbuluar disa raste të mashtrimit përmes programeve kompjuterike.

Rreth tre muaj më parë, Gjykata e Tiranës la në burg katër persona të akuzuar për grabitje nëpërmjet mashtrimit kompjuterik të 4 milion eurove.

Mes të arrestuarve janë dy shtetas nga Kameruni, të cilët ishin edhe organizatorë të këtij mashtrimi kompjuterik.

Zbulimi i këtij grupi u bë pasi një kompani ndërkombëtare njoftoj autoritetet shqiptare, që dikush po tentonte të mashtronte partnerët e tyre nëpërmjet një llogarie të çelur në këtë bankë.

Po gjatë këtij viti, policia shqiptare, përmes operacionit policor “Trashëgimia”, goditi një grup tjetër që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Operacioni zbuloi se një shtetase shqiptare kishte vendosur në dispozicion të disa shtetasve të huaj, llogarinë e saj bankare, me qëllim mashtrimin e shtetasve shqiptar në hapësirën virtuale.

Përmes kësaj skeme, shtetësja shqiptare përfitonte 10% të shumës monetare për veprimet që kryente së bashku me shtetasit e huaj.

Hetimet po vijojnë me call centerave, që funksionojnë në mënyrë të paligjshme me anë të mashtrimeve kompjuterike, brenda dhe jashtë vendit.

JU SUGJEROJME

Rruga në Nju Jork merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Arbër Hajdari ndan me shqiptarët momentet emocionuese
Aktualitet

Rruga në Nju Jork merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Arbër Hajdari ndan me shqiptarët momentet emocionuese

16/05/2022
Shkrimi në median austriake, Presidenca: Shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar
Aktualitet

Shkrimi në median austriake, Presidenca: Shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar

16/05/2022
Tre të arrestuar për vrasjen e shqiptarit në Londër
Aktualitet

Tre të arrestuar për vrasjen e shqiptarit në Londër

16/05/2022
Aksidenti në By Pass-in e Vlorës, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Aksidenti në By Pass-in e Vlorës, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri

16/05/2022
Next Post
Omicroni pakëson numrin e turistëve që vizitojnë Betlehemin gjatë Krishtlindjes 

Omicroni pakëson numrin e turistëve që vizitojnë Betlehemin gjatë Krishtlindjes 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Rruga në Nju Jork merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Arbër Hajdari ndan me shqiptarët momentet emocionuese
  • Shkrimi në median austriake, Presidenca: Shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar
  • Tre të arrestuar për vrasjen e shqiptarit në Londër
  • Aktori i njohur Jason Momoa kërkoi falje, po vëllezërit Veshaj pse nuk e bëjnë?
  • Aksidenti në By Pass-in e Vlorës, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In