Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa dy të tjetër janë shpallur në kërkim.
Të arrestuarit akuzohen për veprën të ndryshme penale si dhuna në familje, mashtrimi apo posedim të lëndëve narkotike.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Në vijim për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga Strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve :
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 36 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në bashkëpunim me sherbimet e Policisë Korçe, bënë ndalimin e shtetasit A. H., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. M., 25 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” , u konstatua jashtë banese.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
•M. M., 20 vjeçe dhe A. Ç., 40 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “5 Maji” janë përfshirë në një aksident, ku për pasojë është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve ;
F. I., 21 vjeç, pasi në rrugën e Elbasanit, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;
A. C., 35 vjeç, pasi në rrugën “Donald Trump”, në “Kamzë, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.71 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.