Babë e bir janë arrestuar në flagrancë nga policia e kryeqytetit këtë pasdite, pasi akuzohen se kanë plagosur një 24-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, G.H., 40 vjeç dhe i biri 17-vjeçar K.H., pas një debati për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me 24-vjeçarin G.P., duke e lënë atë të plagosur.
Mësohet se i riu i plagosur është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende janë të paqarta shkaqet që çuan në përplasjen mes tre personave.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.
Njoftimi i Policisë
Tiranë
Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- H., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u procedua në gjëndje të lirë, djali i tij i mitur, shtetasi K. H., 17 vjeç.
Këta dy shtetas (at dhe bir) pas një debati për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasin G. P., 24 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.
Etiketa: 24-vjecari, arrestime, babe e bir, debat, Konflikt, spital