Një kalimtare është përplasur nga një automjet tip “Benz” në Unazën e Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Piramidës. Makina, një Benz ngjyrë gri, është larguar në mënyrë të menjëhershme nga vendngjarja, duke e lënë vajzën të shtrirë në asfalt.
Burime bëjnë me dije se e reja gjendet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital.
Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për identifikimin e personit që shkaktoi aksidentin.