Aktualitet

Tiranë/ Blloku i Ambasadave në panik nga një alarm fals për bombë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:54 - 31/10/19 |
ro ot

Një telefonatë anonime alarmoi Policinë e Tiranës të mërkurën në mbrëmje. Telefonuesi tha se është vendosur bombë në ambasadën çeke, që ndodhet brenda Bllokut të Ambasadave tek Rruga e Durrësit.






Uniformat blu shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes kryen kontrolle brenda dhe jashtë ambienteve të ambasadës. Sipas burimeve të policisë bëhet fjalë për një alarm të rremë, ndaj tashmë hetuesit synojnë të gjejnë personin që bëri telefonatën anonime.


Nuk dihet ende se cili ka qenë qëllimi i autorit, që përhapi panik, mbrëmë tek objektet e rëndësisë së veçantë siç janë ambasadat.





Një ngjarje e tillë ndodh vetëm dy ditë para se selitë diplomatike në Tiranë të nisin të ruhen nga punonjës të “Illyrian Guard” dhe jo nga policët e objekteve të Policisë së Shtetit.

Lexo edhe :  Plagosje, grabitje e trafik droge, arrestohet 31-vjeçari i kërkuar në Durrës


Edhe kjo arsye po shihet me seriozitet nga ana e Policisë, për të kuptuar nëse telefonata anonime mund të jetë bërë edhe për të testuar reagimin e tyre për sigurinë e ambasadave.



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas