Aktualitet

Tiranë/ Drogë dhe plagosje, 13 të arrestuar brenda 24 orëve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:43 - 23/08/20 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në Tiranë janë vënë në pranga 13 persona për vepra të ndryshme penale. Njoftohet se në pranga është vënë 39-vjeçari G.A., pasi gjatë kontrollit fizik nga policia i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.



Po ashtu, në flagrancë është arrestuar 24-vjeçari Z.H., të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.


Në pranga është vënë edhe 52-vjeçari B.M., i cili në rrugën “Todi Shkurti”, në oborrin e banesës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij.




42-vjeçari Sh.D, u arrestua në flagrancë pasi ditën e djeshme, pas një konflikti të çastit plagosi me sende të forta I.M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.



Njoftimi:


Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

•G.A., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar kokainë.

•Z.H., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.M., 52 vjeç, pasi në rrugën “Todi Shkurti”, në oborrin e banesës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh.D, 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, pas një konflikti të çastit plagosi me sende të forta shtetasin I.M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Lexo edhe :  RENEA aksion blic në Fushë Krujë, kontrolle në disa banesa, ka të ndaluar

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I.Q., 50 vjeç, pasi në rrugën ‘Hamdi Cenoimeri”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.L., 43 vjeç, pasi në fshatin Çetë, Kavajë, u kap në flagrancë duke lëvizur me një biçikletë të vjedhur. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se është autor i 5 vjedhjeve të tjera në territorin e Qytetit të Kavajës. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar biçikleta si dhe sendet që përdorte për të kryer vjedhjet.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.SH., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht, një shtetase të mitur 13 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

•R.A., 22 vjeç, G.D., 30 vjeç, dhe E.S., 30 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese ;

•Sh.Z., 49 vjeç, Sh.K., 43 vjeç dhe S.S., 54 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas