Aktualitet

Tiranë/ Burri rreh gruan, ajo hidhet nga ballkoni për t’i shpëtuar dhunës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:44 - 26/10/21 |
mapo.al

11 persona kanë përfunduar ne prangat e policisë, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.






Policia e Tiranës njofton një rast të rëndë, ku në pranga ka përfunduar një burrë pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. E frikësuar nga dhuna, mësohet se gruaja është hedhur nga ballkoni i banesës duke pësuar dëmtime trupore. Burime bëjnë me dije se ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.


Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i një 56-vjeçari, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, Forca e Posaçme “Shqiponja” gjeti dhe sekuestroi një armë të ftohtë.







Po ashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i një 38 vjeçari, pasi në rrugën “Dedë Gjon Luli”, i ka vjedhur me dhunë një gruaje varësen dhe aparatin celular.




Raportohet se dy persona janë proceduar penalisht pasi në momentin kur një person goditi me grusht policin, nuk bashkëpunuan për të treguar identitetin e tij.



Njoftimi i plotë i Policisë
Vihen në pranga 11 shtetas dhe procedohen 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 arrestuan në flagrancë për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”, shtetasit S. K., 27 vjeç dhe A. K., 21 vjeç (vëllezër), sepse nuk kanë kallëzuar për identitetin e një shtetasi tjetër (ende i paidentifikuar) i cili ka goditur punonjësin e Policisë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, për shkak të detyrës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës bënë ekzekutimin e vendimit penal, për shtetasin në kërkim A. P, 39 vjeç( i kapur nga Seksioni i kërkimit)  pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën së sigurimit personal ”Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.

Lexo edhe :  Kulla e Sahatit në dy shekujt e historisë qytetare të Tiranës

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B, 56 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, Forca e Posaçme “Shqiponja” gjeti dhe sekuestroi një armë të ftohtë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 38 vjeç, pasi në rrugën “Dedë Gjon Luli”, i ka vjedhur me dhunë një shtetaseje, një aparat celular dhe një varëse floriri.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Memo Meto”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht kjo shtetase ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. K., 46 vjeç, A. D., 43 vjeç, B. D., 52 vjeç dhe B. B., 42 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

E. L, 36 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasve:

G. M, 22 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova”, pas përfundimit të ndeshjes, ka goditur me grusht shtetasit A. D dhe R. S;

K. Sh, 21 vjeç, pasi në kryqezimin e “21 Dhjetorit”, pas përfundimit të ndeshjes ka goditur me grusht shtetasin E. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas