Aktualitet

Tiranë/ Digjen 3 makina në garazh, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:45 - 03/12/19 |
mapo.al

Tre automjete janë djegur në një garazh në zonën e Yzberishtit mëngjesin sotëm. Sipas informacioneve paraprake, makinat kanë qenë të parkuara në momentin që janë përfshirë nga flakët. Nga hetimet e para dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.


Tymi i shkaktuar nga djegia e tyre ka përhapur panik tek banorët ndërsa për shuarjen e flakëve janë angazhuar tre zjarrfikëse. Policia dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e zjarrit.


Mësohet se Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorit/ëve për djegien e automjeteve.


 




Etiketa: , , ,

Pas