Aktualitet

Tiranë/ Dy ditët në vijim, këto zona nuk do kenë energji elektrike







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:34 - 01/08/19 |
mapo.al

OSHEE njofton se në dy ditët në vijim, në datat 2 dhe 3 gusht për shkak të rikonstruksionit të kabinave do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Ndërprerja do të vijojë që nga orët e paradites, deri në orët e pasdrekës.


Njoftimi i plotë


Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 2 dhe 3 gusht do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë.



2 gusht, nga ora 09:00-16:00, rruga e Dibrës, pranë Spitalit “Nënë Tereza”, rruga “Don Bosko”, rruga “At Zef Pëllumbi”.


Nga ora 23:00-05:30, rruga “Jorgo Plaku”, pranë rrugës “5 Maji”.


Nga ora 09:00 deri 15:00 rruga e Barrikadave, pranë Shkollës “Sami Frashëri”, zona tek Kthesa e Kamzës, rruga “Ferit Xhajko”, përballë ish Restorant Durrësit.

3 gusht, nga ora 09:00-16:00, rruga “Jorgo Plaku”, pranë rrugës “5 Maji”, rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Omer Nishani”.

Nga ora 9:00 deri 15:00, rruga “Siri Kodra”, rruga “Reshit Petrela”, rruga “Mahmut Xhelili”.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas